Sot varroset gruaja që dje u godit nga rrufeja dje në Prevallë
Pesë persona u goditën nga rrufeja dje në Prevallë. Një prej tyre vdiq, transmeton "Kosova Sot Online".
Halime Bytyqi, 64 vjeçare nga Ferizaj, do të varroset sot.
Kështu kanë lajmëruar familjarët.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta nëna jonë Halime Bytyqi, në moshën 64 vjeçare. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me datë 19.08.2024, pas namazit të ikindisë.”
(Kosova Sot Online)