Bëhet thirrje për regjistrimin e mërgatës, edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit
Kanë mbetur edhe pak ditë që të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën, afati do të mbyllet zyrtarisht më datën 31 gusht, transmeton "Kosova Sot Online".
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) me anë të videoje ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.
“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
(Kosova Sot Online)