Osmani takon komandantin e KFOR’it: Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve

  • E.k /
  • 19 August 2024 - 11:56
Osmani takon komandantin e KFOR’it: Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar pas takimit për hapjen e urës së Ibrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani shkroi se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.

“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)