Lexoni edhe:
Guardiola e krahason Haalandin me Leo Messin: Të shënosh këta gola është e pabesueshme
Për nderë të 78 vjetorit të lindjes së ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, mikut të madh të shtetit e kombit, shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka mbajtur aktivitet duke falënderuar për kontributin e tij ndaj Kosovës në kohët më të vështira, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, derisa është shprehur mirënjohës ndaj presidentit Clinton, ka treguar për qëllimin e këtij aktiviteti.
“Të tregojmë që populli i Kosovës, shqiptar është falënderues për veprimet që kanë bërë SHBA-të, me aleatë karshi interesave të Kosovës, por edhe të Shqipërisë. Gjatë viteve kemi zhvilluar aktivitete të llojllojshme, qëllimi primar është që përpos dërgimit të mesazheve njerëzore, politike që jemi falënderues për atë që është bërë, posaçërisht në luftën e fundit…Jemi falënderues deri në qiell. Presidenti Clinton ishte ai që dha urdhrin për intervenim dhe lejoi hyrjen e forcave në Kosovë, mirëpo nuk duhet harruar edhe presidentët tjerë… Ne këtë mënyrë që edhe ne shqiptarët jemi falënderues dhe meritojmë të intervenohet edhe më shumë për çështjet tona nacionale”, tha Rexhepi.
Guardiola e krahason Haalandin me Leo Messin: Të shënosh këta gola është e pabesueshmeLexoni edhe:
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, e cila po ashtu ka falënderuar presidentin, Bill Clinton për kontributin që ka dhënë ndaj vendit.
“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment të bukur që më ofruat. Emri i presidentit, Bill Clinton tani është gdhendur në çdo zemër shqiptari. Në çdo ditëlindje të shtetit tonë ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve që ka ndihmuar në momentet më të vështira të popullit tonë”, tha Fejza.
Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Kujtojmë se, Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.
(Kosova Sot Online )