Kamberi reagon ndaj një mesazhi antishqiptar në Bujanoc: Kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kanë marr hov

  • E.k /
  • 19 August 2024 - 14:39
Kamberi reagon ndaj një mesazhi antishqiptar në Bujanoc: Kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kanë marr hov

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesazhi i cili përmbante frazat: “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi,” është vetëm një nga shumë rastet e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve që janë bërë pjesë e përditshmërisë në këtë qytet.

Kamberika theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

Tutje, Kamberi ka ftuar që organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.

Postimi i plotë:

Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc

Mesazhet kërcenuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndrruar në përditshmëri.

Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!

Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji.

Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.

(Kosova Sot Online)

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.