Familjari i një pacienteje rrëzohet nga kati i dytë i spitalit në QSUT
Një 61 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, transmeton "Kosova Sot Online".
Polcia njofton se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën.
Rasti po hetohet.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.Mësohet se 61 vjeçari ishte familjar i një pacienteje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)