Biserko: Hapja e urës në Mitrovicë është simbol i normalizimit të marrëdhënieve

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 15:47
Biserko: Hapja e urës në Mitrovicë është simbol i normalizimit të marrëdhënieve

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur në lidhje me debatin mbi hapjen e urës së Ibriti në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u shpreh se hapja e urës është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.

Biserko nuk e kishte të qartë se si po kundërshtohet hapja e kësaj ure, kur ka kohë që ëshë nënshkruar një marrëveshje për një gjë të tillë.

“Hapja e urës në Mitrovicë është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe komuniteteve të tjera. Tri ura tashmë janë në përdorim nga qytetarët e Mitrovicës Veriore dhe Jugore. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut lirshëm vizitojnë Jugun, blejnë nëpër qendra tregtare dhe shkojnë nëpër kafene.

(Kosova Sot Online)