Osmani: Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 16:13
Osmani: Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, ndërsa bën të ditur se kanë diskutuar për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hapja e saj, si akt normalizimi, është akt në interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, thotë Osmani mes tjerash, ndërsa përmend se suksesi i saj afatgjatë arrihet çdoherë në bashkëveprim me aleatët.

"Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”.

(Kosova Sot Online)