Ja sa persona rezultuan me COVID-19 brenda pesë ditëve

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 22:40
Ja sa persona rezultuan me COVID-19 brenda pesë ditëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ka konstatuar një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19.

“IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)