
Merret vendim: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me kamera

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe partitë politike po përgatiten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka detyrën t’i organizojë zgjedhjet do të vendosë kamera “në çdo vendvotim”, tha zëdhënësi Valmir Elezi.
Ai tha se KQZ s’do të ketë qasje në pamjet e kamerave dhe se ato “nuk mund të regjistrojnë momentin kur qytetari apo votuesi është duke votuar”.
“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë pasive dhe do të jetë i qasshëm vetëm për istitucionet ligjzbatuese”, tha Elezi, duke përmendur, PZAP-në, prokurorinë dhe gjykatat.
“Do të sigurohet fshehtësia e votës”, theksoi ai.
Pamjet, ai tha se “mund të shërbejnë si provë për të faktuar ndonjë zhvillim eventual në vendvotim”.
(Kosova Sot Online)