Bislimi ka reaguar për grafitin e dytë që është shkruar në Bujanoc

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 18:46
Bislimi ka reaguar për grafitin e dytë që është shkruar në Bujanoc

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për grafitin e dytë që është shkruar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Në platformën X,  Bislimi ka theksuar se ky grafit është pjesë e kërcënimeve të serbëve ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

“‘Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’. Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc”.

“Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Bislimi.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

(Kosova Sot Online)