Kurti: Partia Republikane në SHBA ka një kandidat të pazakonshëm si Trump

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 19:26
Kurti: Partia Republikane në SHBA ka një kandidat të pazakonshëm si Trump

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është pyetur për ish-presidentin amerikan Donald Trump, me administratën e së cilit Kurti kishte mospajtime të thella.

Kurti tha se republikanët kanë një kandidat të pazakontë, por ai ka theksuar se vërejtja kryesore e Trump për vendet e NATO’s ka qenë që të investojnë në siguri së paku 2% të GDP-së.

Kurti tha se Kosova e ka mbërritur këtë kuotë.


“Pa dyshim që kemi një situatë në të cilën Partia Republikane në SHBA ka një kandidat të pazakonshëm. Trump në raport me NATO’n ka pasur vërejtjen kryesore që shtetet anëtare do të duhej ta arrinin kuotën 2% të GDP për sigurinë. Kosovën është në anën e ndritshme sepse e kemi mbërritur këtë kuotë”, ka thënë Kurti. 


(Kosova Sot Online)