Kurti: Nuk besoj që ka kurfarë dëmtimi të marrëdhënieve me SHBA-në

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 19:40
Kurti: Nuk besoj që ka kurfarë dëmtimi të marrëdhënieve me SHBA-në

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e beson se ka dëmtim të raporteve SHBA-Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përkundrazi ai pohon se bashkëpunimi me SHBA është thelluar e zgjeruar.

“Nuk besoj që ka kurfarë dëmtimi të marrëdhënieve, është e vërtetë që unë nuk ngjasoj me kryeministrat që kanë qenë në Republikën e Kosovës para meje, por unë besoj që marrëdheniet që ndërtojmë me SHBA-në janë më të fuqishme se kurrë, ne kemi bërë kontratën më të madhe ndonjëherë me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit – 236 milionë dollarë për bateritë për energjinë e ripërtëritshme, jemi duke blerë sistemet Javelins sepse dëshirojmë të forcojmë ushtrinë tonë, në çdo aspekt në tregti, energji, ekonomi, bashkëpunimi ynë me USAID..etj. Bashkëpunimi me SHBA-të është zgjeruar e thelluar, mospajtimet sporadike kurrë për vlera parime e qëllime, por nganjëherë për strategji e taktika e operacione bëhen lajme të mëdha. Besoj që SHBA kanë shumë arsye të jenë krenare me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë”, tha Kurti në një intervistë.

(Kosova Sot Online)