Abazoviq del në krye të listës së pëlqyeshmërisë në Mal të Zi

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 12:30
Abazoviq del në krye të listës së pëlqyeshmërisë në Mal të Zi

Spajiqi ngec, rriten ndarjet politike, URA në pozitë më të fortë. Kështu e përshkruan situatën politike që në titull analiza e një matjeje të opinionit publik në Mal të Zi, bërë nga kompania Data Praxis, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në hulumtimin e zhvilluar ndërmjet datave 1 dhe 12 korrik 2024, me 1511 respondentë, paraqitet situatë dinamike politike.

Partia e ish-presidentit Gjukanoviq, DPS, edhe në këtë hulumtim del të ketë aktualisht përkrahjen më të madhe të qytetarëve të anketuar, me 17 për qind.

E dyta radhitet partia e kryeministrit Spajiq, PES, më 12 për qind, kurse në vendin e tretë është partia URA e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, me 9 për qind mbështetje.

Sidoqoftë, Abazoviq del në krye të listës së pëlqyeshmërisë së respondentëve, si i pari, me 40 për qind të pëlqyeshmërisë së kombinuar, duke lënë të dytin presidentin aktual, me 38 për qind.

(Kosova Sot Online)