Kurti: Ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në shkeljen e marrëveshjes

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 19:51
Kurti: Ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në shkeljen e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratat se çështja e urës së ibrit do të diskutohet në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Kurti ka thënë se për urën e ibrit është diskutuar në Bruksel gjatë viteve 2014-2017.

Ai ka thënë se afati i fundit për hapjen e urës ishte 20 janari 2017.

Kështu, Kurti ka thënë se diskutimi për një marrëveshje është indirekte shkelje e marrëveshjes.

“Diskutimet në Bruksel janë zhvilluar në vitet 2014-2017, dhe ato diskutime kanë përfunduar jo vetëm me marrëveshje për hapje të urës, por edhe me marrëveshje për plan të zbatimit si duhej të hapej ajo urë. Afati i fundit ka qenë 20 janari i vitit 2017. Nëse është bërë një marrëveshje dhe bëhet diskutime mbi marrëveshjen kjo është një mënyrë indirekte e shkeljes së marrëveshjes. Ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në shkeljen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti në një intervistë për voa.


(Kosova Sot Online)