![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Osmani flet për rastin e 89 vjeçarit të vrarë në Ferizaj
![Osmani flet për rastin e 89 vjeçarit të vrarë në Ferizaj](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/30/auto_Vjosa-3-1024x576.v1-1280x721-21722339145.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj.
Është raportuar se presidentja Osmani ka pasur njohuri në lidhje me veprat për të cilat dyshohet i vrari 89-vjeçari, për dhunim dy të vajzave të mitura.
Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre, duke thënë se nuk pasur asnjë njohuri në lidhje me rastin.
Deklaratat e mia publike si presidente, të presidencës si institucion janë tejet të qarta. Asnjë involvim, asnjë njohuri, e as më pak ndonjë ndërhyrje në institucionet e drejtësisë të Serbisë, paramendojeni çfarë pretendimi. Të gjitha çështjet i kam sqaruar, edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjitha organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, ka thënë Osmani.
(Kosova Sot Online)