Vrau gruan, 2 qentë dhe më pas veten! Pedagogu amerikan në Tiranë i shkroi të gjitha veprimet në letër

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 10:24
Vrau gruan, 2 qentë dhe më pas veten! Pedagogu amerikan në Tiranë i shkroi të gjitha veprimet në letër

E ngjashme me një skenar filmi horror mund të konsiderohet ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Tiranë, ku një shtetas amerikan ka mbytur bashkëshorten, dy qentë e tyre, dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës.

Mathew James Werts, mësues në një shkollë në private kryeqytetin e Shqipërisë, gjithçka që kreu deri në aktin final të vetëvrasjes e kishte shkruar në një letër lamtumire që e kishte lënë në banesë.

Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte, e ndërsa më tej tregonte se kishte vrarë në fillim gruan, pastaj qentë, e se më pas do të vriste  edhe veten.

Amerikani, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetasja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

(Kosova Sot Online)