![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/20/200x200_Vardy-780x4391724141820.jpg)
Lexoni edhe:
Rikthimi i bujshëm i Jamie Vardy në Ligën Premier: Shënon gol dhe tallet me tifozët e Tottenhamit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ai ka pasur ftesë nga NDI për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago, por ka deleguar profesorin Alush Gashi,transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai ka bërë me dije se Gashi do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet të konfirmohet Kamala Harris si candidate për president.
Tutje, Abdixhiku tha se LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.
“Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identirar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare! ”, ka shkruar Abdixhiku.
(Kosova Sot Online )