Ka filluar fshesa kundër minatorëve: Ndërmarrja “Trepça” largon edhe tre punëtorë nga puna

  • s.a /
  • 20 August 2024 - 12:36
Ka filluar fshesa kundër minatorëve:  Ndërmarrja “Trepça” largon edhe tre punëtorë nga puna

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (20), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.

Kujtojmeë se vetëm gjatë të hënës “Trepça” ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërrmarjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.

(Kosova Sot Online )