
Për një muaj u shkurorëzuan 118 çifte në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Në muajin qershor 2024 janë regjistruar 2 370 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 178 lindje janë meshkuj dhe 1 192 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 802 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 449 janë meshkuj dhe 353 janë femra.
Në muajin qershor 2024 janë regjistruar gjithsej 1 029 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 118 raste.
(Kosova Sot Online)