Latifi për rastet e dhunës ndaj grave: Burrat luten që NATO t’i mbrojë nga Serbia e vetë sillen si kriminelë të egër me gratë

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 13:59
Latifi për rastet e dhunës ndaj grave: Burrat luten që NATO t’i mbrojë nga Serbia e vetë sillen si kriminelë të egër me gratë

Analisti, Blerim Latifi, ka shpërndarë tri lajme që janë nga raporti i policies: një e dhunuar në Ferizaj, një e zhdukur në Pejë dhe një e sulmuar seksualisht në Leposaviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Latifi ka thënë se kjo është përditshmëria e grave në shoqërinë kosovare.

“Shikoni lajmin e dytë, të tretë, të katërt dhe kohën e publikimit të tyre. Kjo është përditshmëria e grave në shoqninë kosovare, një shoqni ku burrat luten që NATO t’i mbrojë nga agresioni i Serbisë gjatë kohës kur vetë sillen si kriminelë të egër me gratë.”

(Kosova Sot Online)