Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra: Ministria: Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 14:32
Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra: Ministria: Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platofrmën e-Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministria ka njoftuar se kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore.

“Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej, MAShTI tha se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, sipas ministrisë, çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.

(Kosova Sot Online)