Kurti në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 14:40
Kurti në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zgjasë deri më 22 gusht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimet që pati ai para fillimit të konventës ku u mbajt dhe pritja me mysafirët ndërkombëtarë, e “ku kryeministri u takua e bashkëbisedoi me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe Presidenten e NDI, Tamara Ëittes, ndër të tjerë”.

Gjatë punimeve të Konventës Kombëtare Demokratike të natës së parë, folës kryesor ishin edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton, si dhe kongresistja e Neë York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez.

Para fjalës së Presidentit Biden, edhe Zëvendës Presidentja e ShBA-ve, e cila pritet të nominohet si kandidatja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme, Kamala Harris, mbajti fjalë të shkurtër përshëndetëse.

(Kosova Sot Online)