Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe çështjen e hapjes së urës mbi Ibër

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 14:55
Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe çështjen e hapjes së urës mbi Ibër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit, përcjellm “Kosova Sot Online”.

Në takim, sipas komunikatës së Presidencës Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)