
Një grua kosovare dyshohet se ka vrarë kunatin e saj

Raportohet se një grua sonte e ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas burimeve, e dyshuara është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin është vetëdorzuar “një person dyshuara: -N.M. femër”.
N.M., dyshohet se vrau kunatin e saj.
Konfirmimi i plotë:
Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër .
Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
(Kosova Sot Online)