Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 August 2024 - 21:00
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sonte në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin është vetëdorzuar “një person dyshuara: -N.M. femër”.

N.M., dyshohet se vrau kunatin e saj.

Konfirmimi i plotë:

Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër .

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

(Kosova Sot Online)