10 palestinezë të vrarë në sulmin izraelit në një shkollë

  • A.P /
  • 20 August 2024 - 22:05
10 palestinezë të vrarë në sulmin izraelit në një shkollë

Të paktën 10 palestinezë u vranë të martën në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte familje të zhvendosura në perëndim të qytetit të Gazës, thanë autoritetet e mbrojtjes civile të enklavës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ushtria izraelite tha se goditi një bazë militante të Hamasit të ngulitur brenda shkollës.

Hamasi mohon akuzat izraelite se përdor shkolla dhe spitale për qëllime ushtarake.

(Kosova Sot Online)