![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Putin viziton Çeçeninë pas 13 vitesh
![Putin viziton Çeçeninë pas 13 vitesh](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/14/auto_putin1723615951.jpg)
Presidenti rus Vladimir Putin në kulmin e inkursionit ukrainas në Kursk ka zgjedhur të “arratiset” në rajonin e Çeçenisë, republikën ruse të Kaukazit që sundohet me grusht të hekurt nga aleati i tij i ngushtë Ramzan Kadyrov, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në të parën vizitë në Çeçeni që nga viti 2011, Putin u pa të mbërrinte në rajon me një helikopter të Forcave Ajrore ruse. Televizioni publik rus shfaqi pamjet e Putinit duke mbërritur me helikopter, ndërsa Kadyrov dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e pritën në aeroport.
Më herët lideri Kadyrovnjoftoi ardhjen e kreut të Kremlinit përmes një postimi në Telegram.
“Në kuadër të kësaj vizite është planifikuar një program i pasur. Njerëzit do të jenë të lumtur. Ata do të jenë të lumtur që presidenti erdhi në Republikë. Për ne është një motivim, është rinovim. Është një lumturi e madhe”, u tha gazetarëve lideri çeçen.
Sipas Kadyrov, Putin e filloi vizitën duke vizituar varrin e Akhmat Kadyrov, babait të tij dhe paraardhësit në udhëheqjen e Çeçenisë, i cili u vra në një sulm nga rebelët islamikë në vitin 2004.
(Kosova Sot Online)