KQZ-ja pritet të kufizoj shpenzimet e fushatës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt

  • E.k /
  • 21 August 2024 - 08:41
KQZ-ja pritet të kufizoj shpenzimet e fushatës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës me disa pika në rend të ditës, transmeton "Kosova Sot Online".

Një nga pikat e para që do të shqyrtoj KQZ-ja, është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024

3. Aktivitetet e Zyrës:https://zeri.info/inarticle.html

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës

së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë

09.02.2025.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e

Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;

5. Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për

Kuvendin e Kosovës;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit

administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë

Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;

5.2. Këshilli për Çështje Ligjore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal në

Kaçanik;

5.3. Këshilli për Personel

6. Të ndryshme

(Kosova Sot Online)