
Ndau rreth 1 milion dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve të FSK’së, Maqedonci: Turqia, nga partnerët strategjik më të rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë e cila ka ndarë 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK’së, përcjell “Kosova Sot Online”.
Maqedonci ka thënë se Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Kosovën.
Postimi i plotë:
Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.
Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
(Kosova Sot Online)