![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Hovenier: Jemi duke u përballur me sfida me qeverinë Kurti
![Hovenier: Jemi duke u përballur me sfida me qeverinë Kurti](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/15/auto_Hovenier-600x3601721044820.jpg)
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me SHBA-në.
Ai ka kërkuar që qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët SHBA-në.
Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID-it.
“Jemi duke u përballur me sfida me qeverinë Kurti dhe këto sfida e kanë ndikuar kualitetin e marrëdhënieve tona”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)