
Përplaset një autobus në këtë vend, vdesin të paktën 28 persona

Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë është rrokullisur në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportojnë mediat shtetërore iraniane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përplasja ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd dhe ishte për shkak të një sistemi frenimi me defekt, raportoi Reuters, duke cituar një hetim paraprak të policisë.
23 pasagjerë të tjerë u plagosën, 14 prej tyre në gjendje kritike, tha për BBC ambasadori i Pakistanit në Iran, Muhammad Mudassir Tipu.
Pelegrinët po udhëtonin nga provinca Sindh në Pakistan për në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin shiit.
Rreth 50 persona besohet se kanë qenë në autobus në momentin e përplasjes, sipas mediave lokale, duke përfshirë pelegrinët nga Larkana, Ghotki dhe qytete në Sindh.
Njëmbëdhjetë gra dhe 17 burra janë midis atyre që vdiqën në aksident, sipas drejtorit të menaxhimit të krizave Ali Malekzadeh.
Autobusi mori flakë përpara pikës së kontrollit Dehshir-Taft në Iran, rreth 681 km në jug të kryeqytetit Teheran, sipas raportimeve nga mediat lokale.
Malekzadeh tha se autobusi doli nga rruga “për shkak të mungesës së kontrollit nga drejtuesi i automjetit, mosnjohjes me rrugën, shpejtësisë së lartë dhe problemeve teknike”.
“Një autobus që transportonte 51 pelegrinët pakistanezë u përmbys dhe mori flakë përpara pikës së kontrollit Dehshir-Taft në provincën qendrore të Yazd të martën mbrëma”, njoftoi televizioni shtetëror iranian.
Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se ai po mobilizonte ministrinë e jashtme për të riatdhesuar trupat e të vrarëve në aksident dhe për të ofruar ndihmë për të plagosurit.
(Kosova Sot Online)