Pasi u përfshi në një rrahje suspendohet një zyrtar policor

  • A.P /
  • 21 August 2024 - 18:18
Pasi u përfshi në një rrahje suspendohet një zyrtar policor

Një zyrtar policor është suspenduar nën dyshimet për përfshirje në një përleshje fizike, të martën te pompa e derivateve ‘HIB’ në Graçanicë. Polici, bashkë me disa persona të tjerë janë futur në sherr dhe për pasojë tashmë janë cak i hetimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtari policor dhe tre persona të tjerë kanë pasur një konflikt që nisi pas një mosmarrëveshje në komunikacion dhe eskaloi në rrahje.

Polici i dyshuar është një 21-vjeçar, i cili tashmë është suspenduar për 72 orë.

(Kosova Sot Online)