Rusia akuzon Ukrainën për një sulm masiv me dronë

  • A.P /
  • 21 August 2024 - 18:33
Rusia akuzon Ukrainën për një sulm masiv me dronë

Autoritetet ruse thanë të mërkurën se Moska u vu në shënjestër nga Ukraina në sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i luftimeve në vitin 2022 dhe se arriti t’i shkatërrojnë ata, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rusia shkatërroi 45 dronë ukrainas gjatë natës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo tha se 11 dronë u shkatërruan në mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Bryansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi Kaluga dhe dy mbi Kursk.

“Kjo ishte një ndër përpjekjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për ta sulmuar Moskën duke përdorur dronë”, shkruajti kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin në kanalin e tij në Telegram. Ai tha se të gjithë dronët u shkatërruan nga sistemet e forta të mbrojtjes të ngritura përreth kryeqytetit.

Në disa kanale të mediave ruse u shfaqën video të dronëve që shkatërroheshin nga sistemet ajrore të mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)