Vizita e shefit të CIA-s në Bosnje dhe Serbi, përgjigje ndaj Kremlinit

  • A.P /
  • 21 August 2024 - 20:30
Vizita e shefit të CIA-s në Bosnje dhe Serbi, përgjigje ndaj Kremlinit

Analistë, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë në Bosnje e Hercegovinë e shohin vizitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) në këtë vend dhe në Serbi si përgjigje ndaj sfidave që paraqet ndikimi i Kremlinit në rajon, si dhe ndaj aspiratave secesioniste të politikanëve prorusë në Republikën Sërpska.

“Jam i bindur se ky është një problem serioz, sepse drejtori i CIA-s rrallëherë shkon në misione të tilla dhe i shpall ato publikisht. Supozoj se një nga arsyet është rritja e ndikimit malinj të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan”, vlerëson  Sërgja Pavlloviq, historian dhe bashkëpunëtor i Institutit Wirth të Universitetit të Albertës në Kanada.

(Kosova Sot Online)