Gashi: LDK shpreson të dalë forcë fituese në zgjedhje
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alush Gashi, thotë se kjo forcë politike ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si në nivel qendror ashtu dhe lokal, dhe se shpreson të dalë forcë fituese, sikurse tha ai, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gashi foli mbi strategjinë në këtë funksion të kësaj force politike e cila, në zgjedhjet e shkuara, pësoi humbje të madhe, duke u renditur forcë e tretë politike në vend.
Gashi foli dhe mbi çështjen e rihapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, çështje që ka nxitur tensione mes qeverisë në Kosovë me partnerët e saj ndërkombëtarë.
(Kosova Sot Online)