Deputetja e VV-së: Qeveria ju kushton vëmendje vërejtjeve që po bëhen nga aleatët e Kosovës, por hapja e urës është e drejtë ligjore

  • s.a /
  • 22 August 2024 - 08:44
Deputetja e VV-së: Qeveria ju kushton vëmendje vërejtjeve që po bëhen nga aleatët e Kosovës, por hapja e urës është e drejtë ligjore

Qeveria e Kosovës duke u thirrur në shtrirje të legjitimitetit në veri të vendit mori disa veprime në atë pjesë përfshirë edhe nismën për hapjen e urë së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Këto veprimet të Qeverisë ngjallen reagime të shumta të bashkësisë ndërkombëtare duke i cilësuar si të njëanshme dhe që ngritin tensione. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se kjo ka ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-së me Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë ndërmarrë nga qeveria aktuale e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Jeff Hovenier.

Deputetja e VV-së Arjeta Fejza, tha për rtv21 se Qeveria po i kushton vëmendje vërejtjeve dhe sugjerimeve që po bëhen nga aleatët e Kosovës, por sipas saj, hapja e urës së Ibrit është e drejtë ligjore.

‘’Qeveria e Kosovës ka qenë vazhdimisht në kontakt me SHBA-në dhe me aleatet e tjerë duke i informuar ata gjerësisht për të gjitha veprimet e tona. Shumë prej veprimeve që ne kemi pasur kritika si Qeveri janë obligime të Qeverisë. Çështja e hapjes së urës së Ibrit është e rregulluar me të drejtat e njeriut sepse kjo i shërben lirisë së lëvizjes. Është një obligim që Qeveria e ka dhe duhet ta shtyjë përpara”, tha Arjeta Fejza

Partitë opozitare kritikojnë Qeverinë se me veprimet e saj të pa koordinuara me aleatet i ka rrënuar raportet Kosovë-SHBA. Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kjo i shkon për shtati Serbisë.

‘’PDK-ja është për hapjen e urës por nuk jemi të interesuar të lëndojmë raportet me aleatet e Kosovës edhe ashtu të lënduara. Po i referohem deklaratës së ambasadori Hovenier i cili tha se partneriteti SHBA-Kosovë nuk është i njëjti”, u shpreh Mimoza Ahmetaj.

‘’Akuzat e opozitës së kryeministri Kurti po na prish me aleatet riciklohet vazhdimisht dhe në mënyrë dëshpëruese në diskursin e tyre në mungesë të një kritike të njëmend”, tha Fejza.

HBA-ja dhe BE-ja kanë paralajmëruar Qeverinë se mos koordinimi i veprimeve.

(Kosova Sot Online )