Një person gjendet pa shenja jetë në banesën e tij në Prishtinë

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 09:19
Një person gjendet pa shenja jetë në banesën e tij në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bënë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)