Një zyrtar arrestohet për marrje ryshfeti në Gjakovë
Një zyrtar në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një qytetar ka denoncuar se zyrtari i kishte kërkuar të holla në këmbim të rregullimit të një dokumenti në gjendjen civile.
Qytetari ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar.
Njoftimi i policisë:
MARRJE E RYSHFETIT
Gjakovë 21.08.2024-09:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)