
Tentoi t’i fuste ilegalisht 71 kavanozë me mjaltë nga Serbia, ndalohet i dyshuari në Zubin-Potok

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka ndaluar një person për kalim ilegal të kufirit në fshatin Bërnjak , Zubin Potok, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë në veturën e tij janë gjetur 71 kavanozë me mjalë.
Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli thuhet se janë dërguar në terminalin doganor.
“Fsh.Bernjak,Zubin Potok 21.08.2024-19:05. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli thuhet se janë dërguar në terminalin doganor.”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)