Musliu: Nuk mundet me qenë afër një institucion parashkollor një lokal masazhi

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 10:31
Musliu: Nuk mundet me qenë afër një institucion parashkollor një lokal masazhi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar institucionet përgjegjëse për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu ka shkruar se nuk mund të jenë afër një institucion parashkollor dhe një lokal masazhi me vetem 30-40 metra distancë.

 “Nuk e njoh e as nuk ja di emrin, as nuk e di kush është përgjegjes për dhënjen e lejeve për hapjen e bizneseve në Prishtinë ama fort e meriton me e përjashtu nga puna edhe qe besa me ja ndalu me punu në institucione. Nuk mundet edhe “Institucion parashkollorë” edhe “Lokale Mesazhi” ( e qe veç lokale masazhi nuk janë) me qenë në të njejtin vënd me vetem 30-40 metra distancë. Unë i ftoj edhe mediat edhe shoqërin edhe komunitetin e lagjës me reagu për dukuri e veprimtari të qoroditura”, ka shkruar Musliu.

(Kosova Sot Online)