Kina u bën thirrje qytetarëve të saj në Liban që të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur” pas sulmit izraelit

  • s.a /
  • 22 August 2024 - 12:06
Kina u bën thirrje qytetarëve të saj në Liban që të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur” pas sulmit izraelit

Kina të enjten u bëri thirrje qytetarëve të saj në Liban që të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas një deklarate të ambasadës, një ditë pasi një sulm izraelit në vend vrau një militant të lartë palestinez, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kohët e fundit, situata në kufirin libanezo-izraelit ka vazhduar të jetë e tensionuar dhe rrethanat e sigurisë në Liban janë të rënda dhe komplekse”, tha ambasada e Kinës në Bejrut, shkruan The Guardian.

“Niveli aktual i rrezikut për të udhëtuar në Guvernatin Jugor të Libanit dhe Nabatieh është i kuq (me rrezik jashtëzakonisht të lartë) dhe zona të tjera është portokalli (rrezik i lartë)”.

Deklarata këshilloi qytetarët kinezë në Liban që të “shfrytëzojnë mundësinë ndërsa fluturimet komerciale janë ende duke u nisur për t’u kthyer në Kinë ose për t’u larguar nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur”.

(Kosova Sot Online )