Lexoni edhe:
Grossi konfirmon vizitën në centralin bërthamor në Kursk
Rreth dy muaj pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare, kryeministri Edi Rama lajmin e madh për veprimtarinë letrare të tij, transmeton "Kosova Sot Online ".
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njofton se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar të gjithë koleksionin e tij letrar, që do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
“Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”.
Grossi konfirmon vizitën në centralin bërthamor në KurskLexoni edhe:
“Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkruan Rama.
(Kosova Sot Online )