Në Prishtinë me investim publiko-privat, fillon ndërtimi i një shkolle

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 12:52
Në Prishtinë me investim publiko-privat, fillon ndërtimi i një shkolle

Kryeqytetit do t’i shtohen tri shkolla të reja, të financuara nga investimi publiko-privat. Kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillimin e ndërtimit të shkollës së re në lagjen “Mati 1”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vënien e gurthemelit të saj, Rama ka thënë se se kjo shkollë do të ketë kapacitet prej 720 nxënës dhe hapësirë afër pesë mijë metrash katrorë.

“Kam kënaqësinë me qenë sot në ‘Matin 1’ ku edhe përuruam fillimin e ndërtimit të shkollës së re të kësaj lagje. Kjo është një ndër tri shkollat që i kemi kontraktuar me procesin e partneritetit publiko privat, të cilat në bazë të kontratës duhet të përfundojnë në vitin e ardhshëm në korrik, është një shkollë me interes të madh për Kryeqytetin. Kjo i jep një ndihmë të madhe edhe shkollës ‘Pavarësia’ edhe shkollës ‘Ismail Qemali’. Është një proces që brenda 4 viteve të ardhshme të gjitha shkollat në Kryeqytet te jenë me mësim tërëditor. Kapaciteti i kësaj shkolle është 720 nxënës, janë 4800 metra katror”, ka theksuar Rama.

(Kosova Sot Online)