Vuçiq i ankohet ambasadorit rus për Urën e Ibrit

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 13:23
Vuçiq i ankohet ambasadorit rus për Urën e Ibrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon mbajtjen e raporteve të mira dhe ndarjen e shqetësimeve të tij me Rusinë.

Këtë herë ai e priti në takim ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Iu ankua për Urën e Ibrit dhe Kosovën në përgjithësi.

Natyrisht u shpreh falënderues ndaj Rusisë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 12 44.

“Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me ambasadoren Bocan-Harchenko për të gjitha temat me interes për Serbinë dhe Federatën Ruse, si dhe qëndrimet e Serbisë në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike globale”, ka shkruar presidenti i Serbisë në një postim në rrjetin social Instagram.

Ai theksoi situatën në Kosovë si temë të veçantë të bisedës dhe shprehu “shqetësimin e thellë për pasojat e mundshme të hapjes së urës në Ibër”.

Në ankesat e tij drejtuar ambasadorit rus, zuri vend edhe propaganda se serbëve që jetojnë në Kosovë i është vështirësuar jeta..

“Përsërita mirënjohjen time për Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244, si garancinë e vetme ndërkombëtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)