
Qytetari në Lipjan e dorëzon në polici, kuletën me para

Policia ka njoftuar se një qytetar në Lipjan ka gjetur në rrugë një kuletë me dokumente personale dhe para, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai e ka dorëzuar atë në stacionin policor dhe më pas i janë kthyer pronarit.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.”
(Kosova Sot Online)