Ka përfunduar takimi i Shefit të CIA’s, William Burns me Presidenten e Kosovës

  • A.P /
  • 22 August 2024 - 16:34
Ka përfunduar takimi i Shefit të CIA’s, William Burns me Presidenten e Kosovës

Ka përfunduar takimi i Shefit të CIA’s, William Burns me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është parë duke dalë nga Presidenca e duke u futur në veturë dhe më pas autokolona që e përcillte është larguar nga ndërtesa.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën.

Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende, e nuk ka dalë as edhe një fotografi.

Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

 

(Kosova Sot Online)