Disa të vdekur e 11 të lënduar pasi zjarri përfshin një hotel

  • A.P /
  • 22 August 2024 - 17:11
Disa të vdekur e 11 të lënduar pasi zjarri përfshin një hotel

Një zjarr në një hotel në Korenë e Jugut ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe të plagosur 11 të tjerë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap të enjten, duke cituar autoritetet e zjarrfikësve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zjarri filloi në katin e tetë të hotelit nëntëkatësh në Bucheon, në jug të kryeqytetit Seul në mbrëmje, tha Yonhap, duke cituar autoritetet zjarrfikëse të provincës Gyeonggi dhe shtoi se autoritetet zjarrfikëse kanë dërguar 46 kamionë zjarrfikës dhe 150 zjarrfikës në vendngjarje, raporton Reuters.

Mund të ketë më shumë viktima ose të plagosur pasi zjarri nuk është shuar, raportoi Yonhap, duke cituar një zyrtar të zjarrfikësve.

(Kosova Sot Online)