Shefi i CIA’s është ndalë për takim edhe në AKI

  • A.P /
  • 22 August 2024 - 18:00
Shefi i CIA’s është ndalë për takim edhe në AKI

Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns, në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në zyret e AKI-së, shefi i  Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës.

Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.

Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)