Pasi rrahu një serb, i riu kosovar duhet të largohet nga Zvicra

  • A.P /
  • 22 August 2024 - 20:13
Pasi rrahu një serb, i riu kosovar duhet të largohet nga Zvicra

Ai kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve.

Një kosovar i cili 23 vjeç, i rritur në Zvicër dëbohet nga vendi për pesë vjet. Gjykata Federale ka aprovuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut. Ai kishte  rrëzuar një serb në tokë dhe e kishte goditur tri herë me shkelm në kokë, me ç`rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda. I riu e kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve, transmeton albinfo.ch. Pas hapjes së procedurës penale, kosovari ka kryer edhe krime të tjera.

Ai ka kërcënuar një punonjës sigurie, është përpjekur t’i shmangej kontrollit të policisë duke ikur dhe ka goditur një person tjetër dy herë në fytyrë – përsëri në gjendje të dehur. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të enjten.

Gjykata e lartë (kantonale) e kishte dënuar kosovarin me burgim të pjesshëm prej 32 muajsh, prej të cilëve 10 muaj duhej t`i mbante në mënyrë efektive. Ajo kishte vendosur gjithashtu një gjobë të kushtëzuar prej 65 tarifash ditore, shkruan sda.ch. Ndryshe nga Gjykata e Qarkut, gjykata e lartë ishte përmbajtur nga dëbimi nga vendi.

(Kosova Sot Online)